Taekwondo

Taekwondo

Taekwondo

Për herë të parë sporti i Taekëondose (WTF) praktikohet në fund të vitit 1993 dhe në fillim të vitit 1994 nga dy shkollaë: “Albanët” me instruktor Mjeshtër Sulejman Çekrezi me origjinë nga Kosova, dhe “Alba Taekwondo Academy” me instruktor Mjeshtër Kim Yong Ki me origjinë nga Koreja e Jugut. Inisiativa e Mjeshtrit Sulejman Çekrezi ishte inisiativë individuale, ndërsa Mjeshtri Kim Yong Ki ishte dërguar nga Federata Botërore Taekwondo si misionar për zhvillimin e Taekwondose në Shqipëri. Të dy këta dy trajnerë njihen si pionierët e parë të sportit Taekëondo në vendin tonë. NëMars të vitit 2007 sporti i Taekwondo u pranua në klubin shumë sportesh Tirana, me trajnere Arjola Kasaj. Po atë vit ekipi Tirana Taekwondo shpallet kampion në kategorinë e femijëve .Sportistët kampionë të cilët spikatën në këto vite ishin: Ergi Lika, Julian Cerina, Endri Zela, Diamant Mbreshtani, Asim Mbreshtani, Ester Zhegu, Luela Bardhi, Adieni Bajrami etj.Nga viti 2010 deri më 2016 ekipi Tirana Taekwondo ishte kampion Kombëtar për kategorinë e të rinjve. Ndërkohë duhet thënë se kulmi i këtyre viteve ishte pjesëmarrja e sportistëve të KS Tirana në kampionatet Ballkanike. Në vitin 2013 në kampionatin ,ku sportisti Mario Noka u shpall nënkampion Ballkani. Në vitin 2015 sportisti Egers Aliu arrin të fitojë medalje bronzi në kampionatin Europian U-21 në Rumani. Një vit më pas më 2016 Zini Mardanaj shpallet nënkampion i Ballkanit në kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Bullgari, duke merituar medaljen e argjendtë, ndërsa Ernest Merdanaj dhe Adieni Bajrami arrijnë të marrin medalje bronzi. Periudha nga viti 2017 e deri 2020 është kulmi i arritjeve për ekipin KS Tirana. Në kampionatin Ballkanik në Turqi, sportistët e ekipit Tirana Taekwondo përfaqësojnë Shqipërinë duke marrë katër medalje, një argjendi nga Juirdo Cani dhe tre bronzi nga Adieni Bajrami, Orseld Shkalla dhe Besarb Hykollari. Në vitin 2018 sportisti i Tiranës Juirdo Cani shpallet kampion Ballkani në Rumani, fiton medaljen e artë dhe njëherësh edhe titullin sportisti më i mirë teknik i të gjithë kampionatit Ballkanik .Po në këtë aktivitet Ernest Merdanaj, Adieni Bajrami dhe Orseld Shkalla morën medalje bronzi. Aktualisht nga 2017- 2020 ekipi Tirana Taekwondo mban titullin kampion Kombëtar absolut në kategorinë e të rriturve.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

14

Sportist

70

Tituj kampione

12
E HENE/PREMTE
15:30 – 17:00

Foto te ekipit

DËSHIRONI TË BËHENI PJESË E K.S TIRANA?

PARTNERËT TANË