Boks

Boks

Boks

Ky sport burrëror në Tiranë i pati fillimet në vitet 30 -të ku shumë të rinj kryeqytetas të apasionuar pas këtij sporti arritën të zhvillonin ndeshjet e para të boksit. Por zhvillimin e tij të plotë në baza të vërteta profesionale e pati vetëm mbas çlirimit të vendit. Po të mos ishte ndërprerë nga paradokset e një regjimi të mbrapshtë, i cili e konsideronte atë të dhunshëm, sporti i boksit në KS Tirana sigurisht që do të ishte në pararojë të të gjithëve, Pa thënë që mund të kishte arritur suksese edhe në arenën ndërkombëtare. E gjithë rinia tiranse ishte e apasionuar pas tij e madje të gjithë kishin një idhull, të cilit donin t’i ngjasonin dhe ky ishte i madhi ei pathyeshmi Todi Janku, i cili të gjithë rivalët e tij i mposhtëte me nokaut. Nga viti 1952 e deri në shtator të vitit 1963 kur u zhvillua kampionati i fundit Todi Janku pati arshivuar 12 tituj kampion kombëtar pa pësuar asnjë humbje. Pra u ngjit në ring dhe zbriti prej tij gjithnjë fitues. Ndaj jo më kot ai është cilësuar “boksieri i shekullit” dhe mban titujt “Mjeshtër i Merituar” dhe “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”. Klubi i Tiranës i ka patur të shumtë boksierët kampionë e të nivelit të lartë. Kështu shumë nga admiruesit e këtij sporti e kanë ende të gjallë në kujtesë teknikën dhe mjeshtrinë e lartë të një virtuozi të vërtetë të ringut si “Mjeshtri i Merituar” Ahmet Golemi, disa herë kampion absolut. Hamdi Uka spikati si një nga talentet e kohës përfaqsues i boksit modern. I paharruar ka mbetur në kujtesën e bashkëkohësve shkëlqimi vezullues mbi ring i një talenti të rrallë si Halit Petrela. Po kështu të majtën shkatërruese të Xhemal Çalit askush nuk e ka harruar edhe sot e kësaj dite. Kampionë e ndër më të mirët e vendit kanë qenë edhe Kadri Sallaku, Gëzim Uka, Kastriot Kordoni, Mustafa Adribej, Skënder Kalenja, Belul Çali, Anastas Buneci, Lulzim Hoxha, Faslli Peçi, Dine Adribej etj. Ndërkohë nuk duhet harruar kontributi i trajnerëve Osman Stojku e Todi Janku. Në vitin 2002 trajneri pasionant Skënder Kurti, që u nda nga jeta para pak kohësh riorganizon ekipin e boksit të Tiranës mbas 39 viteve mungesë. Dhe falë punës së tij klubit Tirana nuk do t’i mungojnë sukseset. Kështu mes tyre do të veçonim: 2 tituj kampion me të rriturit më 2014 dhe më 2016, 9 vende të dyta në kampionatin kombëtar, 7 herë fitues i Kupes së Shqipërisë, 7 tituj kampion me ekipet e moshave etj. Boksierët e ekipit kanë arritur rezultate të larta në nivel kombëtar po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, nga ku do të veçonim 2 vende të dyta në kampionatin europian U-16, si dhe një vend të 3-të në kampionatin botëror U-16.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

52

Sportist

55

Tituj kampione

42
Hënë/Mërkurë/Premte
10:00

Foto te ekipit

DËSHIRONI TË BËHENI PJESË E K.S TIRANA?

PARTNERËT TANË