Lajmet e Fundit

  • Kreu
  • Lajmet e Fundit

KS TIRANA – KAMPIONE E SHQIPËRISË!

calendar.png 03 Oct, 2025 K.S. Tirana
Pas 12 vitesh pritje, vajzat bardh e blu rikthejnë titullin kampion në shtëpi, duke triumfuar në finalen ndaj Skënderbeut me rezultat 3-1 dhe duke mbyllur serinë me shifrat 3-0! Ky është titulli i 21-të në histori për volejbollin e femrave të KS Tiranës — dhe me këtë trofe, klubi ynë bëhet klubi me më shumë tituj kampion në Shqipëri! Herën e fundit ky titull ishte fituar në sezonin 2012-2013, po ashtu nën drejtimin e prof. Ardian Gorenxës, i cili këtë vit rikthehet dhe i udhëheq vajzat drejt triumfit historik. Faleminderit nga zemra për vajzat, stafin teknik dhe gjithë klubin KS Tirana për këtë arritje të jashtëzakonshme!

Ekipi i Tiranës shpallet Kampion Absolut në Kupën e Shqipërisë

calendar.png 02 Oct, 2025 K.S. Tirana
Ditën e djeshme u zhvillua Kupa e Shqipërisë, ku ekipi i Tiranës konfirmoi edhe një herë superioritetin e tij, duke u shpallur kampion absolut. Kampionët e Tiranës: Dejvi Ceka | Gabriel Gonsan Mathew | Luka Brici | Indrit Cullhaj | Aldo Lushaku | Jon Vrenozi | Erisa Brahimaj | Entoni Fejza | Damjan Naska | Emanuel Pllana | Deron Drini Nënkampionë: Erjon Kodra | Endri Dema | Klevis Murati Ky sukses është rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të trajnerit Shkurt Cullhaj, i cili ka ndërtuar një grup të konsoliduar që vazhdon të dominojë pothuajse të gjitha peshat. Klubi i Tiranës përgëzon sportistët dhe stafin teknik për këtë arritje të rradhës, duke dëshmuar edhe një herë traditën e gjatë të suksesit.

Tirana, fituese e Kupës së Federatës 2025!

calendar.png 01 Oct, 2025 K.S. Tirana
Në finalen e zhvilluar sot, vajzat bardh e blu triumfuan ndaj ekipit të Pogradecit me rezultatin 1-3, duke ngritur lart trofeun e parë të sezonit. Një sukses i merituar që konfirmon edhe një herë punën, përkushtimin dhe shpirtin fitues të skuadrës sonë. Forca Tirona!

Kampionati Kombëtar i Mundjes 2025 – “Farie Hoti”

calendar.png 01 Oct, 2025 K.S. Tirana
Skuadra e Tiranës dominoi Kampionatin Kombëtar të Mundjes, duke u shpallur kampione në të dyja disiplinat: stil Greko-Roman dhe stil i lirë. Me një paraqitje të shkëlqyer dhe me sportistë që treguan forcë, teknikë dhe shpirt gare, Tirana arriti të sigurojë vendin e parë në të dy stilet, duke lënë pas rivalët e saj tradicionalë. Ky sukses konfirmon edhe një herë traditën dhe fuqinë e klubit bardh e blu në mundjen shqiptare, duke e vulosur dominimin e plotë në arenën kombëtare.

PARTNERËT TANË