Peshengritje

Peshengritje

Taekwondo

Fillimet e peshëngritjes në Sport Klub Tirana shënojnë edhe fillimin e ushtrimit të këtij sporti në vendin tonë. Ndonëse starti u dha me ngritjen lart me dy duar apo edhe vetëm me një dorë të një hekuri vagoni me dy rrota, pak vite më vonë nuk do të vononin edhe kampionët e rekordmenët. Gjithsesi duhet thënë se kampionët e parë të ngritjes së hekurit të vagonit me një dorë janë sportistët e Tiranës: Osman Caslli e Petrit Lleshi. Historinë e bukur të këtij sporti në klubin TIrana që në vitet e para të pas çlirimit nisin të shkruajnë emrat e mëdhenj të mjeshtrave të shquar: Telat Agolli, pasuar nga emra të tjerë sugjestionues me Bajram Kurtin, Bujar Bodinakun, Shefqet Casllin, Ymer Pampurin, Shefqet Pasmaçiun, Mirjam Hakanin, Arben Tafajn, Bashkim Greblleshin, Pirro Dhimën e shumë e shumë të tjerë. Momenti më kulmor në peshëngritjen bardheblu, por edhe në atë shqiptare është ai që është arritur në Lojrat XX Olimpike të Mynihut më 1972, ku “Mjeshtri i Merituar” Ymer Pampuri brenda pesë minutave thyen dy herë rekordin olimpik në stilin e forcës, duke u shpallur kësisoj rekordmen i olimpiadës, pa harruar se me 127,5 kg e ngritura ai vendosi një rekord të ri botëror, që ka mbetur unikal i pathyer me që stili i forcës pas Olimpiadës së Mynihut 1972 u hoq dhe nuk aplikohet më në peshëngritje. Pas ndryshimeve në vitet 90-të sporti i peshëngritjes në KS Tirana pësoi një zbehje, kjo nga fakti që edhe shumë nga sportistët emigruan më së shumti në Greqi. Kështu ndër të parët u largua Pirro Dhima, në atë kohë sapo ishte shpalluar kampion bote për të rinj. Pas tij emigruan Lorenc Goga e Luan Shabani që si edhe Pirro Dhima ishin stërvitur me shumë pasion e dashuri nga trajneri i njohur Zef Kovaçi. Përpara këtij trajneri me ekipin e peshëngtësve të KS Tirana ndër vite kishin punuar me përkushtim trajnerët Ramadan Martini, Zydi Mazreku, Telat Agolli, Hektor Shaqiri etj. Ndërkohë tashmë sidomos në këto dhjetë vitet e fundit nëpërmjet punës pasionante të trajnerit Zef Kovaçi me peshëngritësit e talentuar Erkand Qerimaj, Daniel Godolli e Briken Calja, falë edhe përkujdesjes së drejtuesve të bashkisë së Tiranës të tre këta shtangistë kanë arritur rezultate të nivelit të lartë në rang europian e botëror.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

72

Sportist

21

Tituj kampione

+120
E HENE/PREMTE
10:00 – 12:30
E HENE/PREMTE
17:00 – 19:30

Foto te ekipit

DËSHIRONI TË BËHENI PJESË E K.S TIRANA?

PARTNERËT TANË