Historiku

Historiku

575


Sportist

53


Trajner

19


Disiplina

100


VITE

Sport Klub Tirana është një nga klubet më të dashur dhe më popullorë të Shqipërisë edhe më gjerë. Me performancën e tyre ekipet, sportistët, të cilët ndër vite janë stërvitur nën drejtimin e specialistëve të mirënjohur dhe nga më të shquarit në sportet tona, kanë bërë për vete me mijra sportdashës, dashamirës e miq kudo.Në historinë e tij një shekullore trofet, titujt, medaljet, kampionët e rekordmenët si brenda vendit edhe jashtë në arenën ndërkombëtare në nivel ballkanik e europian janë të shumtë e të pakrahasueshëm me asnjë klub tjetër shqiptar. Ndërkohë duhet të themi se këto arritje e suksese në mënyrë të padiskutueshme i kanë rrënjët në pasionin, talentin, përkushtimin, mundin e djersën që sportistët e sportistet bardheblu kanë derdhur pa u kursyer nëpër pista, pedana, poligone, tapete, ringje, zadra, parkete etj. Mund të themi se ushtrimi e zhvillimi i sporteve në Tiranë është i hershëm. Madje shumë më përpara se të themelohej KS Tirana. Kështu në vitin e largët 1908 mësohet se në një gazetë turke të kohës është botuar një ndeshje futbolli luajtur mes Kamzës dhe Tiranës në fermën së atdhetarit Refik Bej Toptani "Nderi i Kombit”.

Organizoheshin shpesh ngjitje në malin e Dajtit, në kalatë e Petrelës e të Prezës, apo bënin gara me biçikleta deri tek ura Beshirit, apo deri në Vorë e kthim etj. Grupet bojskautistë ishin të shumtë dhe veprimtaritë e tyre .Gjatë stinës së nxehtë të verës ushtronin notin nëpër pellgjet e Erzenit, Tërkuzës e Riglatës (lumi Tiranës), sidomos pellgjet e urës së Brrarit frekuentoheshin nga djemtë ,të cilët konkuronin në gara noti të stileve të ndryshme, si dhe në hedhje nga lartësitë e thepisura të shkëmbit

Një nga nismëtarët për krijimin e shoqatës "Fryma e re" në gjimnazin e shtetit bëhet Prof. Dr. Shefqet Ndroqi "Qytetar Nderi" i Tiranës bashkë më shokët e tij të ngushtë Dr. Isuf Dashi, Prof. Abdulla Shehri, Selman Stërmasi, Rexhep Maçi, Rexhep Luga etj. Kjo shoqatë kishte për qëllim zhvillimin e kulturës dhe sportit. Fill pas krijimit të grupit të teatrit ata formojnë skuadrën e futbollit, e cila shumë shpejt bëhet e njohur në gjithë qytetit. Bëhet fjalë për një grup djemsh të talentuar, që e luanin me shumë pasion futbollin të cilët në të parin kampionat të topkëmbës shqiptare u bënë baza kryesore e formacionit të skuadrës bardheblu të Sport Klubit Tirana

Kështu, gradualisht pas kësaj themelimi i Sport Klubit Tirana fillimisht u pa si një shkallë tjetër organizimi dhe e zhvillimit të veprimtarive sportive, të cilat duheshin çuar më tej në përballje, matje aftësisht e garimi, ashtu siç ndodhte me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë Europën. Ndaj jemi të mendimit se pikërisht në këtë pikë kulmore të zhvillimit të veprimtarive sportive erdhi domosdoshmëri për krijimin i një jë klubi sportiv.

Më 15 gusht 1920, kur një grup intelektualësh tiranas, me në krye: Bahri e Said Toptani, Stefan Shundi, Anastas Koja, Anastas Shundi, Irfan Gjinali, Reshat Tafalla, Jonuz Tafaj etj., mbledhur në kafe "Kursal", vendndodhja e së cilës ka qenë në qendër të Tiranës gati ballë për ballë me godinën eBankës, formuan Sport Klub Tirana.

Pas këtij akti, u hartua programi, rregullorja dhe u caktua emblema, që i kishte rrënjët në bardheblunë e flamurit të oxhakut toptanas dhe në thellësitë oqeanike të genit tiranas, që karakterizohet nga bardhësia e shpirtit dhe çiltërsia e ndjenjave qiellore. Nga ekipet e Klubit Sportiv “Tirana” kanë dalë dhjetëra e qindra sportistë të nivelit cilësor të cilët debutojnë në ekipet e para të këtij klubi, duke fituar tituj kampionë, fitues kupash, duke dalë kampionë nëpër aktivitete të ndryshme dhe duke thyer vazhdimisht rekorde kombëtare. Ata përbëjnë njëkohësisht ekipet kombëtare shqiptare, duke përfaqësuar me dinjitet e krenari klubin dhe vendin. Klubi ka si qëllim të afrojë në mënyrë të vazhdueshme fëmijët, të rinjtë dhe të rejat, apo talente që spikasin në aktivitetet e ndryshme shkollore. Një tjetër objektiv i rëndësishëm i Sport Klub “Tirana” është rritja e mjeshtërisë sportive, përfaqësimi dinjitoz i klubit në të ardhmen, përmes rekordmenëve, kampionëve dhe përfaqësuesve të ekipeve kombëtare

Disiplinat Sportive

Nga klubet sportive kanë dalë shumë sportistë të nivelit cilësor të cilët debutojnë në ekipet e para, duke fituar tituj kampionë, fitues kupash, duke dalë kampionë nëpër aktivitete të ndryshme dhe duke thyer vazhdimisht rekorde kombëtare

  • Image

    Basketboll Meshkuj

  • Image

    Basketboll Femra

  • Image

    Volejboll Meshkuj

  • Image

    Volejboll Femra

  • Image

    Mundje

PARTNERËT TANË