our-team

Not

Not

Sporti i notit në KS Tirana jo vetëm është ushtruar por ai zë një vend të nderuar në familjen shumësportëshe bardheblu. Çudi mund të përbëj fakti se ku e kanë ushtruan që në krye të herës sportistët e Tiranës notin, kur dihej që në ato vite të largët nuk kishte as pishina e nuk bëhej fjalë për kushte minimale të stërvitjes e të ushtrimit të tij. Po gjithsesi në ato kohëra Tirana kishte Riglatën (emri i vërtetë i lumit të Tiranës), i cili ishte i padëmtuar fare me ujë të pastër e të bollshëm. Me dhjetra ishin pellgjet e përshtatshëm për notim në ujrat e tij, duke filluar nga ura e Brrarit, te katarakti, te pellgu “Sekret”, te pellgu “Dine Hoxhës” etj. Dhe në ato vite të largët pikërisht në këto pellgje u mbrujt një talent i madh si Makbule Llagami “Mjeshtre Sporti”, e cila theu njëherësh edhe tabun e metalitetit të asaj kohe, që i pengonte vajzat tiranse të merreshin me sport, e aq më tepër me not. Më vonë me ndërtimin e liqenit artificial u bënë shumë të njohur emra të tjerë si Arben Jorgoni, Esad Muzina, Sadik Mema, Spartak Dushku, Osman Kazazi, Ylli Ristani, Petrit Kazazi, Dhiogjen Bizbiqi, Muharrem Kalicani, Ilir Gjebrea, Edmond Mema, Robert Xhupa, Fatos Karalliu, Pavllo Xhupa, Ylli Fakëflliu, Arian Xhaferri, Durim Nikshuqi, Lulzim Myftari, Jovan Shkodrani, Orest Petushi, Allaman Xhiku, Fatos Beja, Sabri Llagami, Galip Çaushi, Fatmir Llagami, Genti Suli, Çezar Petrela, Andi Zaçe, Ilir Rrapushi.

Sporti I notit i ka fillimet e tij nw Kampionatin e parw tw zhvilluar nw molin e Durrwsit 23.08.1931. Ekipi Tiranws pwrfaqwsohej me krolistin Sul Toptani dhe si trajner ishte Eqrem Stermasi. Trajnerwt dhe instruktorwt ndwr vite ishin Makbule Llagami, Dem Karapiçi, Esat Muzina, Sadik Mema, Spartak Dushku, Diogjen Bisbiqi, Petrit Kazazi, Arian Fetishaj, Gentian Lama, Redlin Mazreku, Gloris Nesturi. Historia e titujve kampion si skuadwr nw tw tre kategoritw (Fwmijw)-(Tw Rinj)-(Tw Rritur) tw Notit tw Tiranws , fillesat i ka ne vitin 2006 dhe nw vazhdimesi deri ne vitin 2020 numwrohen 41 tituj kampion nw tw tre kategoritw e moshave, por edhe nw disa aktivitete ndwrkombetare, si nw Maqedoni-Mal i Zi-Kroaci po ashtu edhe nw aktivitetet kombwtare Shqiptare

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

90

Sportist

32

Tituj kampione

41
E HENE/PREMTE
16:00 – 19:30

Foto te ekipit


Mundje

Mundje

Sapo përmend emrat Skënder Plasari, Asip Omuri, Ramadan Martini, Agim Deva, Vullnet Saliu, Skënder Sallaku, Idajet Gigolli, Petrit Agalliu, Ydajet Vogli, Ridvan Agushi, Kadri Nuri, Viron Bezhani, Ndoc Çokaj, Ndue Njebza, Shpëtim Grori, Izmir Hajdari, Rexhep Leka, Dashamir Petrela etj., menjëherë të shfaqen para syve gjokset e tyre stolisur nga medaljet e kampionit fituar ndër vite mbi tapetin e mundjes. E pra ky sport i forcës e i burrërisë nuk e ka ndjerë asnjëherë mungesën e ushtruesve të shumtë e pasionantë në radhët etë rinjve kryeqytetas. Ky sport ushtruar në dy drejtime si në atë të mundjes klasike (greko-romake) dhe mundjes së lirë ka qenë vazhdimisht midis më të mirëve në të gjitha veprimtaritë kombëtare dhe pjestarët e tyre jo vetëm janë nderuar me titujt e lartë të kampionit, por disa prej tyre si Kadri Nuri e Viron Bezhani nuk i kanë lëshuar titujt e lartë për 12 vite me radhë.

Mundësat e lirë të KS Tirana: Kuka, Hajdari, Çokaj, Njebza, Vladi, Rama etj., falë përkushtimit në stërvitje dhe dëshirës e pasionit kanë arritur rezultate të lartë edhe në veprimtari ndërkombëtare. Vendet e nderit fituar nga mundësat bardheblu në turnetë zhvilluar në Mançester të Anglisë, në Simbirsk të Rusisë, në Maltë, Itali e gjetkë kanë bërë që të ngrihet lart e krenar flamuri i kombit teksa mbi gjokset e tyre kanë ndritur medaljet e arit, argjendit e broxit. Ndaj është në nderin tonë të mos i harrojmë kurrë emrat e të gjithë mundsave, që i vunë me shpatulla mbi tapet kundërshtarët dhe ngritën lart emrin e Shqipërisë, por edhe të klubit bardheblu: Beqir Ademi, Besim Kuka, Ylli Agolli, Luigj Sata, Burhan Arapi, Hamdi Gjoka, Shpëtim Grori, Fadil Brinja, Dilaver Berberi, Durim Mancaku, Arben Fejzo, Muhamet Dizdari, Muhedin Mahmudi, Selami Kolonja, Nexhip Dardabelli, Kujtim Ismaili, Lutfi Noga, Gani Gegolli, Isuf Morina, Avni Cenmurati, Agim Deva, Përparim Çela, Muhamed Radhëshi, Agim Gordoni, Roland Zaho, Veli Idrizi, Riza Picari, Përparim Bardhi, Fidel Ylli, Ndoc Çokaj, Izmir Hajdari, Arsen Bezhani, Denis Nuri, Dashamir Petrela, Ilir Cani, Ilir Hamiti, Kujtim Kapedani, Erzen Bercani, Vasfi Hoxha, Enver Vladi, Agron Qelibari, Zyri Lame, Avni Nuri, Dilaver Noka, Vullnet Saliu.Ekipi i Tiranes në stilin GREKO-ROMAK ( Mundja Kalsike, term i mare nga trainimet e specialisteve tane në Rusi) eshte pjesmarrese qe në kampionatin e pare kombetar te zhvilluar 21 Gusht 1948 në Kukes. Ka qene pjesmarrese në te gjitha kampionatet dhe aktivitet e organizuara nga FSHM deri në fund te vitit 1991 ku nga drejtuesit e SK Tirana për arsye financiare vendosen shkrirjen e ekipit. Ekipi ringrihet perseri në vitin 2015 dhe në vazhdim. Qe nga aktiviteti i pare dhe deri tani ekipi ka zhvilluar 49 kampionate kombetare dhe eshte shpallur 9 here kampione Kombetare ( kamp 10 viti 1957, kam 21 viti 68, kam 36 viti 83, kam 38 viti 85, kam 39 viti 86, si dhe në vitet 2016-17-18-19.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

43

Sportist

67

Tituj kampione

84
E HENE/PREMTE
09:00 – 11:00
E HENE/PREMTE
17:00 – 19:00

Foto te ekipit


Volejboll Femra

Volejboll Femra

Ekipi i volejbollit të vajzave të KS Tirana është padyshim një nga ekipet elite të volejbollit të vajzave në Shqipëri. Ata janë 20 herë Kampionë të Shqipërisë, 10 herë fitues të Kupës dhe 1 herë fitues të Superkupës, duke u renditur mes më të mirëve përsa i përket suksesit dhe numrit të trofeve. Bardheblutë janë gjithashtu edhe fituese të Superkupës Mbarëkombëtare në vitin 2011.

Por duhet theksuar fakti se në volejbollin e femrave Sport Klub Tirana është e para kampione e Shqipërisë në të parin kampionat kombëtar zhvilluar në vitin 1946. Pas kësaj u vargëzuan me radhë disa tituj kampionë, por duhej të kalonin edhe disa vite derisa në fushat e volejbollit shqiptar të shfaqej një talent i rrallë si legjendarja Fahrie Hoti, një ikonë e vërtetë në këtë sport. Ajo është e para shutere në kuptimin e plotë të fjalës në historinë e volejbollit të vajzave shqiptare. Me Fahrie Hotin, Vera Verrinë, Rajmonda Beqon, Rina Ruçon, Nina Elinin etj., volejbolli në Klubin Tirana bëri epokë. Madje ishin këto vajzat bardheblu nën drejtimin e trajnerit Harun Dojaka që përfaqsuan Shqipërinë për herë të parë në Kupën e Kampionëve të Europës në sezonin 1969-1970 në volejboll për femra. dhe që në start paraqitja e vajzave bardheblu është dinjitoze. Ndërkohë në radhët e ekipit krahas Fahrie Hotit e Vera Verrisë kontribuan me sukses edhe Urani Çeliku, Zana Vako, Irini Iftiu, Emanuela Axhani, Mimoza Dobrolishti, Bardha. Në këtë gjeneratë vlen për t’u permendur kontributi i Emanuela Axhani, Ingrid Murzaku, Nevila e Linda Hatibi, Majlinda Kaso, Anila Fekollari, Vetiola Ceka, Natasha Bajrami dhe shumë të tjera. Sukseset të tjera janë ato të sezonit 1995-96 në Kupën CEV si dhe në Turneun e 4-të Ndërkombëtar të Femrave në Partinico, ku morën medaljen e argjendit. Më tej sukseset në arenën kombëtare kanë qenë evidente dhe ekipi i vajzave të Tiranës është gjithmonë në tre vendet e para në të gjitha kompeticionet kur nuk ka qenë fitues. Shumë nga vajzat e këtij ekipi si: Edlira Bllaci, Albana Themeli, Kleda Shkurti, Dorina Hysenbelli, Klonarda Nezaj, Iva Xhixha, Xhozafa Meçollari, Ornela Skënderi etj., kanë qenë bërthama e ekipeve kombëtare pas viteve 90-të. Pjesë e gjithë këtyre sukseseve janë dhe trajnerët që e kanë drejtuar ekipin ndër vite: Harun Dojaka, Thoma Kuke, Fatmir Sharofi, Andon Kono, Manun Ceka, Adrian Gorenca. Pa harruar kurrsesi volejbollistet e shquara ndër vite: Myhyrie Llagami, Meri Pilku, Melpomeni Çobani, Vanda Çorati, Melpomeni Zoraqi, Andromaqi Katro, Mila Çorati, Fahrie Hoti, Vera Verria, Engjëllushe Qereshniku, Rina Ruço, Urani Çeliku, Kimete Kabashi, Mimoza Dobrolishti, Shpresa Dako, Zana Vako, Irini Iftiu, Luiza Plaku, Natasha Bajrami, Nevila e Linda Hatibi, Emanuela Axhani, Vilma Shtino, Eda Toska, Liliana Prifti, Fatbardha Morina, Angjelina Prifti, Melina Xhangolli, Ingrid Murzaku, Mariza Krroqi, Lavdie Hakrama, Luljeta Frashëri, Ilda Tafaj, Vetiola Ceka, Anila Fekollari, Albana Themeli, Flutra Mamli, Edlira Bllaca, Edis Bonati, Ajola Berisha, Diana Mulleti, Mariza Shkodrani, Elida Terezi, Nina Elini, Rajmonda Beqo, Ornela Skënderi, Arjola Prenga etj.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

75

Sportist

36

Tituj kampione

32
E HENE/PREMTE
16:00 – 18:00
E MARTE
18:00 – 20:00
E MERKURE
20:00 – 22:00
E ENJTE
14:00 – 16:00

Foto te ekipit


Volejboll Meshkuj

Volejboll Meshkuj

Volejbolli në krahasim me sportet e tjerë është relativisht i ri. Kampionati i parë i volejbollit në vendin tonë është zhvilluar në vitin 1933 në Tiranë.Vetëm një vit më vonë, pra më 1934 u zhvillua në Tiranë kampionati krahinor i volejbollit. Kështu në radhët e Shkollës Teknike spikatnin emrat Riza Lushta (Llustra) e Naim Kryeziu që do të bënin emër në radhët e skuadrës së futbollit të Sport Klubit Tirana, nga ku më pas do të shkëlqenin nëpër stadiumet e Italisë në radhët e Juventusit dhe të Romës. Në radhët e Sport Klubit Tirana bënin pjesë Arif Peza, Hysen (Dake) Kusi e Foto Janku, që po ashtu shkëlqyen më pas tek ekipi i futbollit i Sport Klubit. E njejta gjë ishte edhe në skuadrën e Gjimnazit të shtetit ku nuk mungonin emrat e Sulejman Lleshit, Halim Begejës e Maliq Petrelës që po ashtu do të luanin e do të fitonin tituj kampion me bardheblutë e Sport Klubit Tirana. Ndërkohë duhet të themi se ishte skuadra e Gjimnazit që në përfundim të këtij kampionati u rendit e para.

Më 2 shtator me krijimin e Federatës së Sporteve të Shqipërisë volejbolli u përhap në të gjithë Shqipërinë, në formë më të organizuar. Kështu një vit më pas, më 1946 nisi edhe zhvillimi i rregullt i kampionateve. Dhe për bardheblutë nuk do të vonojnë sukseset. Janë tre tituj kampion radhazi më 1947, 1948 dhe 1949.Në kampionatin e vitit 1957 ata prekin sërish titullin kampion, që për ta ishte i katërti, ndërkohë që për të shijuar sërish titullin kampion do t’u duhet të presin jo pak por 30 vite. Dhe janë dy tituj kampion njëri pas tjetrit në sezonet 1986-1987 dhe 1987-1988. Pas kësaj shumë shpejt djemtë bardheblu në sezonet 1991-1992, 1992-1993 dhe 1993-1994 do të vargëzojnë tre tituj njëri pas tjetrit duke e ngritur në nëntë numrin e titujve kampionë. Një arritje kjo që pa dyshim është fryt i punës cilësore të trajnerëve të njohur: Enver Maçi, Thanas Mitrushi, Andon Kona, Ali Lulolli, Thoma Kuke, Gjergj Pishtari, Arjan Voci, Fatmir Sharofi, Ardian Gorenca, Ilia Koja, Adnan Llagami, Andrea Xhori, Ilia Gaxho, Ilir Xhemalçe, Manun Ceka, Uran Alite, Uran Toptani, Harun Dojaka etj., pa harruar kurrsesi mundin e djersën e dhjetra volejbollistëve si: Xhelal Turku, Pëllumb Pelivani, Mërgim Korça, Dilaver Toptani, Egon Gjadri, Shefqet Kau, Ismail Maloku, Qemal Gjinali, Harun Dojaka, Zef Toska, Vasil Binga, Mit’hat Keta, Bilal Fuga, Muharrem Dervishi, Fatmir Sharofi, Njazi Kosovrasti, Vesel Rizvanolli, Adnan Llagami, Xhavit Laçi, Fatmir Bulku, Edmond Fagu, Lulzim Demneri, Irfan Baçi, Agim Korbi, Dhimitraq Sallata, Gjergj Pishtari, Agim Reka, Ened Tufa, Hamdi Reka, Safet Kastrati, Gjergj Krroqi, Kostaq Skënderi, Skënder Qefalia, Ilia Koja, Genc Tafaj, Valentin Hoxha, Arjan Korça, Rajmond Gjerazi, Ardian Gorenca, Arben Rakipi, Edison Pashaj, Engjëll Hysenbegasi, Roland Gavazi, Fatmir Sota, Arben Gjino, Arbenc Vokopola, Andon Beqari, Pëllumb Meçani, Romeo Kora, Gëzim Selenica, Gëzim Musai, Arben Sako, Sokol Hakrama etj.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

87

Sportist

34

Tituj kampione

16
E HENE/PREMTE
18:00 – 20:00
E MARTE
22:00 – 22:00
E MERKURE
14:00 – 16:00
E ENJTE
16:00 – 18:00

Foto te ekipit


Basketboll Femra

Basketboll Femra

Kur flitet për titujt kampion të ekipit të femrave të baskëtbollit të KS Tirana, teksa i rendit vit pas viti, konstaton një fakt tejet domethënës. Në shtatëdhjetë kampionatet e zhvilluara deri tani që nga viti 1947 vajzat bardheblu rezultojnë kampione në dyzet e një kampionate. Po t’i shtosh kësaj shume edhe njëzet e gjashtë kupa të Shqipërisë, plus edhe tre Superkupa bëhen plot shtatëdhjetë trofe. Pra një shifër vërtet rekord që i bën vërtet mjaft krenarë admiruesit e kësaj skuadre.

Ndërkohë duhet thënë se ky ekip ka bërë epokë jo vetëm me trofet e fituar por edhe me nivelin e lartë dhe hopin e vazhdueshëm, që i ka dhënë basketbollit të vajzave shqiptare në të katër anët e vendit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme e duke shkruar një histori të shkëlqyer në sportin tonë kombëtar.

Ja bilanci i shkëlqyer i arritjeve të ekipit të basketbollit të femrave: 41 herë kampion: 1947, 1948, 1949, 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1955, 1956,1957, 1958, 1959, 1960, 1961, 1962, 1963, 1964, 1966, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1973, 1974, 1976, 1982, 1983, 1986, 1987, 1988, 1991, 1992, 1993, 1994, 1995, 1997, 1998, 1999, 2019.

26 hërë fituese e Kupës së Shqipërisë: 1956, 1957, 1960, 1961, 1962, 1965, 1966, 1967, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1977, 1978, 1980, 1985, 1987, 1990, 1994, 1996, 1998, 2006, 2013, 2018, 2019.

3 herë fituese e Superkupës: 2003, 2016, 2018.

Protagonistet kryesore në këto arritje janë: Melpomeni Zoraqi, Evgjeni Kote, Rexhina Hanxhari, Anjeza Duli, Mediha Kazazi, Suzana Biçaku, Vera Çiçka, Terezina Radoja, Sanije Stojku, Milika Niçe, Sanije Vathi, Lubica Xhajanka, Aishe Shima, Bukuroshe Shtiza (Bellova), Vera Dojaka, Pavlina Llaci, Dhurata Xhani, Mereme Ferhati, Fatmira Konçi, Fatime Ymeri, Vjollca Hoxha, Vjollca Memo, Elida Beti, Valentina Myrto, Ermira Gjoni, Diana Shoshkiç, Zamira Hajdini, Luljeta Marku, Irini Sulollari, Edra Alibegaj, Taulanta Vogli, Elena Konini, Anila Paruca, Nora Goxhi, Vojsava Bego, Zina Demo, Lindita Cani, Shqiponja Baxhaj, Sheqere Sallata, Yrmete Gjeta, Klodeta Dibra, Mirza Alibegaj, Alma Misko, Snezhana Shoshkiç, Bruni Hyka, Margarita Verria, Blerta Spiro, Rovena Golemi, Karolina Kostallari, Lumturi Hoxha, Luljeta Hoxha.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

73

Sportist

26

Tituj kampione

65
E HENE/PREMTE
14:00 – 16:00
E MARTE
16:00 – 18:00
E MERKURE
18:00 – 20:00
E ENJTE
20:00 – 22:00

Foto te ekipit


Basketboll Meshkuj

Basketboll Meshkuj

Basketbolli në Tiranë është luajtur që në vitet 20-të të shekullit të kaluar. Në Tiranë është e njohur ndihmesa e pakrahasueshme që ka dhënë në këtë drejtim prof. Adem Karrapici.

Basketbolli i meshkujve i Sport Klubit Tirana në 73 kampionate kombëtare organizuar deri tani renditet ndër ekipet elitare të vendit. Për këtë dëshmojnë më së miri trofet e shumtë që ka arshivuar deri tani. Kështu bëhet fjalë për 20 tituj kampion fituar në vitet: 1946, 1948, 1949, 1950, 1957, 1961, 1962, 1963, 1964-1965, 1970-1971, 1998-1999, 2000-2001, 2001-2002, 2007-2008, 2008-2009, 2009-2010, 2010-2011, 2011-2012, 2016-2017, 2017-2018.

Ndërkohë djemtë bardheblu të basketbollit janë edhe 18 herë fitues të Kupës së Shqipërisë në vitet: 1961, 1962, 1963, 1969, 1971, 1973, 1977,1988, 2000, 2001, 2002, 2007, 2008, 2009, 2011, 2012, 2016, 2017, 2018

26 hërë fituese e Kupës së Shqipërisë: 1956, 1957, 1960, 1961, 1962, 1965, 1966, 1967, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1977, 1978, 1980, 1985, 1987, 1990, 1994, 1996, 1998, 2006, 2013, 2018, 2019.

Me këtë bilanc arritjesh Tirana në basketboll për meshkuj është skuadra e dytë me më shumë trofe e vendit. Shumë intersant është fakti që në vitet 60-të të shekullit të kaluar, ashtu si në futboll Tirana pati edhe në basketboll një brez të “artë” basketbollistësh.. Këtij grupi djemsh të talentuar iu bashkuan gjatë ecurisë së tyre të tjerë basketbollistë të talentuar si: Kujtim Kasmi, Roland Avrami, Piro Koleka, Roland Topalli, Kostandin Shkurti, Gavrosh Levonja, Faruk Borova, Qemal Karaj etj

Në vitet 80-90 -të në radhët e skuadrës bardheblu spikatën talente të mëdhenj, që kontribuan edhe për ekipin Kombëtar si Ardian Selmani, Arian Kolani, Sabri Rustemi dhe Pandush Palko. Falë një pune të madhe e pasionante trajneri i moshave Arben Alimehmeti qëmtoi mjaft djem të talentuar si Aleksandër Damo, Ermal Kuqo, Sokol Kasmi, Erkand Karaj, Bruno Daliu, Marlin Sukaj etj., që bënë emër edhe nëpër kampionatet e gadishullit. Një kontribut të madh në formimin e brezave dhe në prekjet e trofeve ka trajneri më jetëgjatë në stolin e Tiranës, Prof. Bujar Shehu i cili me shkëputje të vogla e ka drejtuar ekipin që nga viti 1972 e deri 2015.

Fundi i viteve ’90 do të shënojë startin e një rrugëtimi me plot suksese. Duke filluar me titullin kampion në vitin 1997-1998, pasuar me dy tituj të tjerë në vitet 2000-2001 dhe 2001-2002 ku lojtarët më të spikatur në këtë periudhë ishin Ardian Selmani, Onaldo Ago, Sokol Kasmi, Erkand Karaj, Bruno Daliu, Vildan Mitku etj.

Pas kësaj do të nisë periudha më e “artë” e basketbollit të meshkujve për bardheblutë. Kështu nga viti 2008 deri në 2012, bardheblutë vargëzojnë pesë tituj kampion njëri pas tjetrit, katër kupa Shqipërie dhe pesë Superkupa. Meritë e padiskutueshme në këto arritje i takon trajnerit Roland Avrami, që drejtoi me profesionalizëm një grup të shkëlqyer baskebollistësh si: Erkand Karaj, Endrit Hysenagolli, Gerti Shima, Marlin Sukaj, Bruno Daliu, Orion Garo, Red Vogli etj. Gjatë kësaj periudhe Tirana brenda tre viteve fitoi 77 ndeshje rradhazi pa asnjë humbje duke shënuar një rekord në basketbollin Europian si skuadra e dytë me më shumë fitore të njëpasnjëshme, ku vendi i parë mbahej nga skuadra e Minskut në Bjellorusi. Për kontributin e dhënë në këtë sport klubi Tirana krenohet me emrat: Naim Pilku, Enver Maçi, Rexhep Rama, Vlash Koljaka, Feti Borova, Vaso Shaka, Bujar Shehu, Nexhmi Kadiu, Sadush Kumbaro, Osman Caslli, Pertef Deveja, Ferdi Toptani, Dilaver Toptani, Bajram Kurani, Petrit Këlliçi, Çerçiz Zavalani, Mumtaz Peshkopia, Skënder Peza, Jorgji Kona, Suat Kotoni, Çesk Franja, Çezar Sina, Fatmir Meka, Njazi Lleshi, Boris Bumçi, Salvador Sotiri, Niko Faber, Serxhio Shundi, Burhan Leksani, Agim Verzivolli, Beqir Arbana, Sami Masha, Asllan Toptani, Ali Stërmasi, Dhimitër Papa, Eduard Babani, Beqir Beqiri, Zija Baçova, Egon Gjadri, Bardhyl Tafili, Ismail Troplini, Renato Radoja, Kosta Papa, Filip Guraziu, Agim Lahi, Fehmi Hyka, Bujar Golemi, Kostandin Ktona, Bashkim Rizvanolli, Seir Preza, Faruk Borova, Kujtim Kasmi, Gavrosh Levonja, Roland Avrami, Piro Koleka, Kostandin Shkurti, Roland Topalli, Bashkim Milo, Qemal Karaj, Qemal Sykaj, Stavri Bello, Xhoxhi Shkurti, Skënder Gjondedaj, Skënder Beqiri, Niko Gjokoreci, Vladimir Dalta, Arben Demiri, Nejton Kodra, Arian Rustemi, Sabri Rustemi, Gëzim Panariti, Arian Kolani, Aleksandër Damo. Lorenc Kukaviqi, Igli Konti, Todi Koja, Sulejman Vogli, Suad Jegeni, Ernes Naçe, Zamir Dedej, Alban Kukaviqi, Sokol Bardhi, Adrian Selmani, Pandush Palko, Sokol Kasmi, Arjan Kristani, Erkand Karaj, Endrit Hysenagolli, Gerti Shima, Marlin Sukaj, Bruno Daliu, Orion Garo, Red Vogli etj.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

100

Sportist

48

Tituj kampione

31
E HENE/PREMTE
20:00 – 22:00
E MARTE
14:00 – 18:00
E MERKURE
16:00 – 18:00
E ENJTE
18:00 – 20:00

Foto te ekipit


  • Poligoni Kombinat

  • Pishina Tagan

  • Parku Olimpik

  • Palestra U.S.T.

  • Palestra Kodra E Diellit

PARTNERËT TANË