Author: K.S. Tirana

Author Archive

Not

Not

Sporti i notit në KS Tirana jo vetëm është ushtruar por ai zë një vend të nderuar në familjen shumësportëshe bardheblu. Çudi mund të përbëj fakti se ku e kanë ushtruan që në krye të herës sportistët e Tiranës notin, kur dihej që në ato vite të largët nuk kishte as pishina e nuk bëhej fjalë për kushte minimale të stërvitjes e të ushtrimit të tij. Po gjithsesi në ato kohëra Tirana kishte Riglatën (emri i vërtetë i lumit të Tiranës), i cili ishte i padëmtuar fare me ujë të pastër e të bollshëm. Me dhjetra ishin pellgjet e përshtatshëm për notim në ujrat e tij, duke filluar nga ura e Brrarit, te katarakti, te pellgu “Sekret”, te pellgu “Dine Hoxhës” etj. Dhe në ato vite të largët pikërisht në këto pellgje u mbrujt një talent i madh si Makbule Llagami “Mjeshtre Sporti”, e cila theu njëherësh edhe tabun e metalitetit të asaj kohe, që i pengonte vajzat tiranse të merreshin me sport, e aq më tepër me not. Më vonë me ndërtimin e liqenit artificial u bënë shumë të njohur emra të tjerë si Arben Jorgoni, Esad Muzina, Sadik Mema, Spartak Dushku, Osman Kazazi, Ylli Ristani, Petrit Kazazi, Dhiogjen Bizbiqi, Muharrem Kalicani, Ilir Gjebrea, Edmond Mema, Robert Xhupa, Fatos Karalliu, Pavllo Xhupa, Ylli Fakëflliu, Arian Xhaferri, Durim Nikshuqi, Lulzim Myftari, Jovan Shkodrani, Orest Petushi, Allaman Xhiku, Fatos Beja, Sabri Llagami, Galip Çaushi, Fatmir Llagami, Genti Suli, Çezar Petrela, Andi Zaçe, Ilir Rrapushi.

Sporti I notit i ka fillimet e tij nw Kampionatin e parw tw zhvilluar nw molin e Durrwsit 23.08.1931. Ekipi Tiranws pwrfaqwsohej me krolistin Sul Toptani dhe si trajner ishte Eqrem Stermasi. Trajnerwt dhe instruktorwt ndwr vite ishin Makbule Llagami, Dem Karapiçi, Esat Muzina, Sadik Mema, Spartak Dushku, Diogjen Bisbiqi, Petrit Kazazi, Arian Fetishaj, Gentian Lama, Redlin Mazreku, Gloris Nesturi. Historia e titujve kampion si skuadwr nw tw tre kategoritw (Fwmijw)-(Tw Rinj)-(Tw Rritur) tw Notit tw Tiranws , fillesat i ka ne vitin 2006 dhe nw vazhdimesi deri ne vitin 2020 numwrohen 41 tituj kampion nw tw tre kategoritw e moshave, por edhe nw disa aktivitete ndwrkombetare, si nw Maqedoni-Mal i Zi-Kroaci po ashtu edhe nw aktivitetet kombwtare Shqiptare

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

90

Sportist

32

Tituj kampione

41
E HENE/PREMTE
16:00 – 19:30

Foto te ekipit


Judo

Taekwondo

Në vitin 2016 lindi Judo Tirana , me trajnjer Shkurt Çullhaj dhe përgjëgjës ekipit Xhelil Cibaku . Ekipi “Tirana” për herë te parë mori pjesë në kampionatin kombëtar ne vitin 2017 një vit mbas hapjes së tij ,duke rrëmbyer dy medalje të vendit të parë, Shqipëria arriti të shpallej nënkampione Ballkani në Maqedoni me anë tësportistit të ‘’Tiranës’’ Indrit Çullhajn. Me 5 nëntor u zhvillua Kupa e Shqipërisë ku përsëri sportistat Luka Brici dhe Indrit Çullhaj morën medaljet e arta. Edhe në vitin 2018 me sportistin Indrit Çullhaj në Maqedoni arriti të merrte medaljen e artë.Indrit Cullhaj arrin kualifikimin e Shqipërisë në lojëra olimpike 2021 në Judo.Po në nëntor ë 2018 u be edhe Kupa e Republikes ku ekipi kryeqytetas mori plot 6 medalje të arta , 3 medaje te argjenda edhe 2 medalje bronzi ,gjë që bëri që ekipi “Tiranes” të shpallej ekipi kampion I kësaj Kupe Republike . Vitin 2019 mund të themi se ishte viti I arritjeve më të mëdha të ‘’ Tiranes’’ pasi shumë sportista, jo vetëm që shkëlqyen ,por edhe bënë të mundur që flamuri I Shqipërise të ngritej në podiume të ndryshme ballkanike Më 24 shkurt 2019 në Tirane u mbajt Kampionati Kombëtarë për kadete dhe senior ,ku Tirana mori 5 vende te para , 3 vende te dyta dhe 4 vende te treta dhe u shpall ekipi kampion I aktivitetit. Me 30 mars 2019 në kryeqytetin e Shqipërise u mbajt Kampionati Ballkanik për senior ku morën pjesë sportistëelitar të shteteve Ballkanike ,ku dhefalë Tiranës Shqipëria kishte 2 nga 3medaljet ballkanike .Indrit Çullhaj zuri vendin e parë duke fituar 2 ndeshje .Medaljen e vendit të dytë e solli sportisti Mikea Golloshi Suksesi tjetër erdhi në nëntor të 2019 ,pasi ekipi I Tiranës u shpall ekipi kampion në Kupën e Shqipërisë me plot 7 medalje të arta ,1 të argjend dhe 1 të bronzt.. Po në nentor 2019 ekipi kryeqytetas mori pjese në Kampionatin Kombëtar për femijë ku përsëri u shpall ekipi kampion me 9 medalje të arta dhe 8 medalje të argjenda ,duke mos pasur asnjë medalje të bronzt . Viti 2020 filloi me një hapje perfekte nga ekipi bradh e blu, të cilët në Kampionatin Kombëtar që u zhvillua me 29 Shkurt 2020 u shpall ekipi kampion përsëri me 6 medalje të vendit të parë , 4 medalie të vendit të dytë dhe një medalje të vendit të tretë. Mund të themi se sportistët më të pikasur pëtrmendim emra si :Indrit Cullhaj,Erisa Brahimaj,Luka Brici,Mikea Golloshi si dhe stërviten shumë sportistë të rinj ,që janë potencial për të arritur rezultate shumë të mira në të ardhmen.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

5

Sportist

70

Tituj kampione

12
E HENE/PREMTE
16:00 – 20:00
E HENE/PREMTE
10:00 – 12:00

Foto te ekipit


Mundje

Mundje

Sapo përmend emrat Skënder Plasari, Asip Omuri, Ramadan Martini, Agim Deva, Vullnet Saliu, Skënder Sallaku, Idajet Gigolli, Petrit Agalliu, Ydajet Vogli, Ridvan Agushi, Kadri Nuri, Viron Bezhani, Ndoc Çokaj, Ndue Njebza, Shpëtim Grori, Izmir Hajdari, Rexhep Leka, Dashamir Petrela etj., menjëherë të shfaqen para syve gjokset e tyre stolisur nga medaljet e kampionit fituar ndër vite mbi tapetin e mundjes. E pra ky sport i forcës e i burrërisë nuk e ka ndjerë asnjëherë mungesën e ushtruesve të shumtë e pasionantë në radhët etë rinjve kryeqytetas. Ky sport ushtruar në dy drejtime si në atë të mundjes klasike (greko-romake) dhe mundjes së lirë ka qenë vazhdimisht midis më të mirëve në të gjitha veprimtaritë kombëtare dhe pjestarët e tyre jo vetëm janë nderuar me titujt e lartë të kampionit, por disa prej tyre si Kadri Nuri e Viron Bezhani nuk i kanë lëshuar titujt e lartë për 12 vite me radhë.

Mundësat e lirë të KS Tirana: Kuka, Hajdari, Çokaj, Njebza, Vladi, Rama etj., falë përkushtimit në stërvitje dhe dëshirës e pasionit kanë arritur rezultate të lartë edhe në veprimtari ndërkombëtare. Vendet e nderit fituar nga mundësat bardheblu në turnetë zhvilluar në Mançester të Anglisë, në Simbirsk të Rusisë, në Maltë, Itali e gjetkë kanë bërë që të ngrihet lart e krenar flamuri i kombit teksa mbi gjokset e tyre kanë ndritur medaljet e arit, argjendit e broxit. Ndaj është në nderin tonë të mos i harrojmë kurrë emrat e të gjithë mundsave, që i vunë me shpatulla mbi tapet kundërshtarët dhe ngritën lart emrin e Shqipërisë, por edhe të klubit bardheblu: Beqir Ademi, Besim Kuka, Ylli Agolli, Luigj Sata, Burhan Arapi, Hamdi Gjoka, Shpëtim Grori, Fadil Brinja, Dilaver Berberi, Durim Mancaku, Arben Fejzo, Muhamet Dizdari, Muhedin Mahmudi, Selami Kolonja, Nexhip Dardabelli, Kujtim Ismaili, Lutfi Noga, Gani Gegolli, Isuf Morina, Avni Cenmurati, Agim Deva, Përparim Çela, Muhamed Radhëshi, Agim Gordoni, Roland Zaho, Veli Idrizi, Riza Picari, Përparim Bardhi, Fidel Ylli, Ndoc Çokaj, Izmir Hajdari, Arsen Bezhani, Denis Nuri, Dashamir Petrela, Ilir Cani, Ilir Hamiti, Kujtim Kapedani, Erzen Bercani, Vasfi Hoxha, Enver Vladi, Agron Qelibari, Zyri Lame, Avni Nuri, Dilaver Noka, Vullnet Saliu.Ekipi i Tiranes në stilin GREKO-ROMAK ( Mundja Kalsike, term i mare nga trainimet e specialisteve tane në Rusi) eshte pjesmarrese qe në kampionatin e pare kombetar te zhvilluar 21 Gusht 1948 në Kukes. Ka qene pjesmarrese në te gjitha kampionatet dhe aktivitet e organizuara nga FSHM deri në fund te vitit 1991 ku nga drejtuesit e SK Tirana për arsye financiare vendosen shkrirjen e ekipit. Ekipi ringrihet perseri në vitin 2015 dhe në vazhdim. Qe nga aktiviteti i pare dhe deri tani ekipi ka zhvilluar 49 kampionate kombetare dhe eshte shpallur 9 here kampione Kombetare ( kamp 10 viti 1957, kam 21 viti 68, kam 36 viti 83, kam 38 viti 85, kam 39 viti 86, si dhe në vitet 2016-17-18-19.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

43

Sportist

67

Tituj kampione

84
E HENE/PREMTE
09:00 – 11:00
E HENE/PREMTE
17:00 – 19:00

Foto te ekipit


Ciklizëm

Taekwondo

Pas futbollit një nga sportet më të vjetër që është ushtruar në KS Tirana, padyshim që është çiklizmi. Ekipi i klubit bardheblu ka pedaluar me sukses që në garat për rrethin e parë çiklistik zhvilluar në vitin 1925. Edhe pse dukshëm rrrethi i Shqipërisë është dominuar ndër vite nga klube të tjerë, gjithsesi Tiranës nuk i kanë munguar kampionët. Pirro Angjeli është një nga kampionët e parë të vendit, që spikati në rrethet e parë të Shqipërisë fill pas çlirimit të vendit në vitet 1946 dhe 1949. Po kështu fitues i një rrethi në vitin 1966 është edhe Shefqet Dervishi, që më vonë do të jetë trajner i ekipit. Ndërkohë në gjirin e tij ekipi bardheblu i dyrrotakes ka pasur gjithnjë çiklistë cilësorë, madje sprinterë të shquar si Shaqir Fuga, Rajmond Tufina, Niko Kotte, Arben Heta, Dum Murthi, Xhavit Kruja, Ruzhdi Çerma, Arben Pinari etj. Këtë traditë të bukur mbrujtur ndër vite e ngritën në podet e nderit çiklistët e pas viteve 90-të nën drejtimin e trajnerit Besim Balla. Kështu në vitin 1991 fitues i rrethit të Shqipërisë është Agim Paja, më 1993 është një tjetër bardheblu Agron Boka kurse një vit më vonë më 1994 është sërish Agim Paja. Pas kësaj për shtatë vite me radhë nga viti 1995 deri më 2001 fitues i shtatë rretheve çiklistike të Shqipërisë është Besnik Musai, çiklist i jashtzakonshëm. Për ngjyrat bardheblu ndër vite kanë pedaluar edhe emrat e njohur: Asim Alia, Veip Dojaka, Rudolf Gurashi, Tush Radoja, Panajot Selenica, Aleko Gjoni, Gani Dervishi, Fatos Harito, Esad Karapici, Petrit Qendro, Shyqyri Dervishi, Emin Hallulli, Fiqiri Tjegulla, Xhavit Gazheli, Kujtim Tufina, Kastriot Zykaj, Besim Lila, Pëllumb Sheshi, Sul Shkodra, Ivan Qilimi, Osman Brojka, Gëzim Qyteza, Ilir Çule, Spartak Musha, Agim Tartari, Ferid Muça, Skënder Menzelxhiu, Ramiz Huta, Kasem Balluku, Mal Kaçaçi, Ymer Gruda, Mehmet Peqini, Kasem Dervishi, Fatos Mingomata.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

96

Sportist

12

Tituj kampione

14
E MARTE/DIEL
10:00 – 16:00

Foto te ekipit


Qitje

Taekwondo

Në se do të flitej për sportin e qitjes në Shqipëri, nuk do të kishte kuptim të mos shkruhej në fillim për qitjen në KS Tirana. Dhe në se do të shkruhej e flitej për këtë të fundit, do të ishte vërtet padrejtësi të mos përmendej në krye të herës familja Mata. Themi kështu sepse ky emër në sportin e qitjes do të thotë kampionë, rekordmenë, medalistë kombëtarë, ballkanikë, europianë e më gjerë. Dhe në këto suksese familja Mata mban “peshën” më të madhe, e cila dukshëm mund të konstatohet edhe me peshën në kilogram që përbëjnë medaljet e fituara deri tani. Pa dyshim në to është edhe puna ndër vite e trajnerëve, sportistëve e specialistëve të këtij sporti, por veçanërisht e një njeriu, që ka punuar me mish e me shpirt me përkushtim të veçantë gjatë gjithë jetës së tij. Konkretisht e kemi fjalën për të palodhurin Ali Mata, i cili si baba u ka mëkuar jo vetëm fëmijëve të tij, por gjithë sportistëve përmbi katër dekada dashurinë për sportin burrëror e të guximshëm të qitjes, kurse si trajner u ka mësuar të fshehtat për arritjen e sukseseve. Nën drejtimin e trajnerit Ali Mata “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner Kombëtar” ekipi i qitjes i KS Tirana ka bilance të papërsëritshëm e të niveleve mjaft të larta. Në krye të 60 djemve e 60 vajzave për të gjitha moshat, veç disa kampionëve të Ballkanit janë arritur dy kampione dhe një nënkampione e Europës, pesë vende të tretë në kampionatet botërorë, një mjeshtre e botës, janë fituar 36 kampionate kombëtare, 35 kupa të Shqipërisë, të gjitha Spartakiadat kombëtare (gjithsej gjashtë) dhe janë nxjerrë 38 mjeshtra sporti, veç pesë mjeshtrave të merituar. Dhe në këto arritje merita e padiskutueshme është e të gjithë emrave të mëposhtëm: Emanuela Kola, Eglantina Lalmi, Ermira Dingu, Djana Mata, Liri Beqja, Lindita Zeqo, Afërdita Tusha, Urani Dhora, Minushe Skënderi, Meriban Oseku, Marjana Mata, Silvana Domi, Edlira Shyti, Nazire Galanxhi, Feruze Serani, Shpresa Seseri, Brunilda Kiri, Dhurata Baholli, Aida Bogdani, Shefqet Mata, Gëzim Alimehmeti, Skënder Mata, Reshit Maloku, Ali Mata, Faik Basha, Muhamed Dashi, Zenel Zeneli, Xhavit Muça, Qemal Murthi, Asllan Berto, Vladimir Bilali, Alfred Damo, Mario Kostaqi, Fatos Pilkati, Hysni Gjuzi, Halil Doku, Roland Jegeni, Edmond Haxhimihali, Ismail Rama, Nexhmi Pulleja, Besim Murthi, Shefikat Brahja, Maliq Demneri etj.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

62

Sportist

11

Tituj kampione

68
E HENE/PREMTE
09:00 – 10:00
E HENE/PREMTE
15:00 – 16:00

Foto te ekipit


Peshengritje

Taekwondo

Fillimet e peshëngritjes në Sport Klub Tirana shënojnë edhe fillimin e ushtrimit të këtij sporti në vendin tonë. Ndonëse starti u dha me ngritjen lart me dy duar apo edhe vetëm me një dorë të një hekuri vagoni me dy rrota, pak vite më vonë nuk do të vononin edhe kampionët e rekordmenët. Gjithsesi duhet thënë se kampionët e parë të ngritjes së hekurit të vagonit me një dorë janë sportistët e Tiranës: Osman Caslli e Petrit Lleshi. Historinë e bukur të këtij sporti në klubin TIrana që në vitet e para të pas çlirimit nisin të shkruajnë emrat e mëdhenj të mjeshtrave të shquar: Telat Agolli, pasuar nga emra të tjerë sugjestionues me Bajram Kurtin, Bujar Bodinakun, Shefqet Casllin, Ymer Pampurin, Shefqet Pasmaçiun, Mirjam Hakanin, Arben Tafajn, Bashkim Greblleshin, Pirro Dhimën e shumë e shumë të tjerë. Momenti më kulmor në peshëngritjen bardheblu, por edhe në atë shqiptare është ai që është arritur në Lojrat XX Olimpike të Mynihut më 1972, ku “Mjeshtri i Merituar” Ymer Pampuri brenda pesë minutave thyen dy herë rekordin olimpik në stilin e forcës, duke u shpallur kësisoj rekordmen i olimpiadës, pa harruar se me 127,5 kg e ngritura ai vendosi një rekord të ri botëror, që ka mbetur unikal i pathyer me që stili i forcës pas Olimpiadës së Mynihut 1972 u hoq dhe nuk aplikohet më në peshëngritje. Pas ndryshimeve në vitet 90-të sporti i peshëngritjes në KS Tirana pësoi një zbehje, kjo nga fakti që edhe shumë nga sportistët emigruan më së shumti në Greqi. Kështu ndër të parët u largua Pirro Dhima, në atë kohë sapo ishte shpalluar kampion bote për të rinj. Pas tij emigruan Lorenc Goga e Luan Shabani që si edhe Pirro Dhima ishin stërvitur me shumë pasion e dashuri nga trajneri i njohur Zef Kovaçi. Përpara këtij trajneri me ekipin e peshëngtësve të KS Tirana ndër vite kishin punuar me përkushtim trajnerët Ramadan Martini, Zydi Mazreku, Telat Agolli, Hektor Shaqiri etj. Ndërkohë tashmë sidomos në këto dhjetë vitet e fundit nëpërmjet punës pasionante të trajnerit Zef Kovaçi me peshëngritësit e talentuar Erkand Qerimaj, Daniel Godolli e Briken Calja, falë edhe përkujdesjes së drejtuesve të bashkisë së Tiranës të tre këta shtangistë kanë arritur rezultate të nivelit të lartë në rang europian e botëror.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

72

Sportist

21

Tituj kampione

+120
E HENE/PREMTE
10:00 – 12:30
E HENE/PREMTE
17:00 – 19:30

Foto te ekipit


  • Poligoni Kombinat

  • Pishina Tagan

  • Parku Olimpik

  • Palestra U.S.T.

  • Palestra Kodra E Diellit

PARTNERËT TANË