Blog page 2

Author Archive

Taekwondo

Taekwondo

Për herë të parë sporti i Taekëondose (WTF) praktikohet në fund të vitit 1993 dhe në fillim të vitit 1994 nga dy shkollaë: “Albanët” me instruktor Mjeshtër Sulejman Çekrezi me origjinë nga Kosova, dhe “Alba Taekwondo Academy” me instruktor Mjeshtër Kim Yong Ki me origjinë nga Koreja e Jugut. Inisiativa e Mjeshtrit Sulejman Çekrezi ishte inisiativë individuale, ndërsa Mjeshtri Kim Yong Ki ishte dërguar nga Federata Botërore Taekwondo si misionar për zhvillimin e Taekwondose në Shqipëri. Të dy këta dy trajnerë njihen si pionierët e parë të sportit Taekëondo në vendin tonë. NëMars të vitit 2007 sporti i Taekwondo u pranua në klubin shumë sportesh Tirana, me trajnere Arjola Kasaj. Po atë vit ekipi Tirana Taekwondo shpallet kampion në kategorinë e femijëve .Sportistët kampionë të cilët spikatën në këto vite ishin: Ergi Lika, Julian Cerina, Endri Zela, Diamant Mbreshtani, Asim Mbreshtani, Ester Zhegu, Luela Bardhi, Adieni Bajrami etj.Nga viti 2010 deri më 2016 ekipi Tirana Taekwondo ishte kampion Kombëtar për kategorinë e të rinjve. Ndërkohë duhet thënë se kulmi i këtyre viteve ishte pjesëmarrja e sportistëve të KS Tirana në kampionatet Ballkanike. Në vitin 2013 në kampionatin ,ku sportisti Mario Noka u shpall nënkampion Ballkani. Në vitin 2015 sportisti Egers Aliu arrin të fitojë medalje bronzi në kampionatin Europian U-21 në Rumani. Një vit më pas më 2016 Zini Mardanaj shpallet nënkampion i Ballkanit në kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Bullgari, duke merituar medaljen e argjendtë, ndërsa Ernest Merdanaj dhe Adieni Bajrami arrijnë të marrin medalje bronzi. Periudha nga viti 2017 e deri 2020 është kulmi i arritjeve për ekipin KS Tirana. Në kampionatin Ballkanik në Turqi, sportistët e ekipit Tirana Taekwondo përfaqësojnë Shqipërinë duke marrë katër medalje, një argjendi nga Juirdo Cani dhe tre bronzi nga Adieni Bajrami, Orseld Shkalla dhe Besarb Hykollari. Në vitin 2018 sportisti i Tiranës Juirdo Cani shpallet kampion Ballkani në Rumani, fiton medaljen e artë dhe njëherësh edhe titullin sportisti më i mirë teknik i të gjithë kampionatit Ballkanik .Po në këtë aktivitet Ernest Merdanaj, Adieni Bajrami dhe Orseld Shkalla morën medalje bronzi. Aktualisht nga 2017- 2020 ekipi Tirana Taekwondo mban titullin kampion Kombëtar absolut në kategorinë e të rriturve.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

14

Sportist

70

Tituj kampione

12
E HENE/PREMTE
15:30 – 17:00

Foto te ekipit


Boks

Boks

Ky sport burrëror në Tiranë i pati fillimet në vitet 30 -të ku shumë të rinj kryeqytetas të apasionuar pas këtij sporti arritën të zhvillonin ndeshjet e para të boksit. Por zhvillimin e tij të plotë në baza të vërteta profesionale e pati vetëm mbas çlirimit të vendit. Po të mos ishte ndërprerë nga paradokset e një regjimi të mbrapshtë, i cili e konsideronte atë të dhunshëm, sporti i boksit në KS Tirana sigurisht që do të ishte në pararojë të të gjithëve, Pa thënë që mund të kishte arritur suksese edhe në arenën ndërkombëtare. E gjithë rinia tiranse ishte e apasionuar pas tij e madje të gjithë kishin një idhull, të cilit donin t’i ngjasonin dhe ky ishte i madhi ei pathyeshmi Todi Janku, i cili të gjithë rivalët e tij i mposhtëte me nokaut. Nga viti 1952 e deri në shtator të vitit 1963 kur u zhvillua kampionati i fundit Todi Janku pati arshivuar 12 tituj kampion kombëtar pa pësuar asnjë humbje. Pra u ngjit në ring dhe zbriti prej tij gjithnjë fitues. Ndaj jo më kot ai është cilësuar “boksieri i shekullit” dhe mban titujt “Mjeshtër i Merituar” dhe “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”. Klubi i Tiranës i ka patur të shumtë boksierët kampionë e të nivelit të lartë. Kështu shumë nga admiruesit e këtij sporti e kanë ende të gjallë në kujtesë teknikën dhe mjeshtrinë e lartë të një virtuozi të vërtetë të ringut si “Mjeshtri i Merituar” Ahmet Golemi, disa herë kampion absolut. Hamdi Uka spikati si një nga talentet e kohës përfaqsues i boksit modern. I paharruar ka mbetur në kujtesën e bashkëkohësve shkëlqimi vezullues mbi ring i një talenti të rrallë si Halit Petrela. Po kështu të majtën shkatërruese të Xhemal Çalit askush nuk e ka harruar edhe sot e kësaj dite. Kampionë e ndër më të mirët e vendit kanë qenë edhe Kadri Sallaku, Gëzim Uka, Kastriot Kordoni, Mustafa Adribej, Skënder Kalenja, Belul Çali, Anastas Buneci, Lulzim Hoxha, Faslli Peçi, Dine Adribej etj. Ndërkohë nuk duhet harruar kontributi i trajnerëve Osman Stojku e Todi Janku. Në vitin 2002 trajneri pasionant Skënder Kurti, që u nda nga jeta para pak kohësh riorganizon ekipin e boksit të Tiranës mbas 39 viteve mungesë. Dhe falë punës së tij klubit Tirana nuk do t’i mungojnë sukseset. Kështu mes tyre do të veçonim: 2 tituj kampion me të rriturit më 2014 dhe më 2016, 9 vende të dyta në kampionatin kombëtar, 7 herë fitues i Kupes së Shqipërisë, 7 tituj kampion me ekipet e moshave etj. Boksierët e ekipit kanë arritur rezultate të larta në nivel kombëtar po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, nga ku do të veçonim 2 vende të dyta në kampionatin europian U-16, si dhe një vend të 3-të në kampionatin botëror U-16.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

52

Sportist

55

Tituj kampione

42
Hënë/Mërkurë/Premte
10:00

Foto te ekipit


Atletika

Atletika

Një nga sportet më të dashur për rininë tiranse mbetet kurdoherë atletika. Që në fillim të shekullit të kaluar e deri në ditët tona djemtë e vajzat e Tiranës e kanë ushtruar atë me dashuri dhe pasion. Ndaj pambarimisht që nga kampionati i parë i atletikës në vitin 1929, ku KS Tirana u shpall kampione teksa Shqipëria regjistronte të parët kampionë e rekordmenë kombëtarë: Zabit Çoku në 100 m 11,2″, Abdyl Këllezi në 200 m 24,1″, Isuf Dashi në 100 m/p 19,8″, Sulejman Lleshi në hedhjen e shtizës me 38 m, Sllave Llambi në kërcim së larti me 1.76 m, Dum (Ismail) Alla në hedhjen e çekiçit me 34, 78 m, Jorgji Koja në 5000 dhe 10000 m me kohët 18′, 25,2″ dhe 37′, 18″ etj., janë jo pak domethënës për kohën. Edhe në vitin 1930 KS Tirana e përsëriti sërish titullin kampion dhe deri më sot për meshkuj nëpër kampionatet kombëtare të atletikës ka arshivuar 21 tituj, kurse për femra 35 tituj kampion. Gjatë të cilëve janë regjistruar me dhjetra e qindra rekorde kombëtare nga atletë të nivelit të lartë si Klodeta Gjini, Klodiana Shala, Laura Dërhemi, Azis Ruli, Kristofor Çavo, Elez Maha, Belul Hatibi, Hysen Dibra, Sllave Llambi, Aristidh Parapani, Sherefedin Gilani (Bejta), Adem Karrapici, Selman Stërmasi, Aqif Domini, Gaqo Goga, Selime Shkupi (Aga), Rukije Domi, Zana Korça, Mimika Tafaj, Ilda Koja, Shaban Lame, Bashkim Çoçoli, Gazmend Toska, Zabit Çoku, Galip Sojli, Skënder Kalenja, Namik Nuri, Hysen Hysenaj, Xhilda Kosta, Pavllo Mihali, Dhimitraq Skënderi, Agron Kasa, Dhimitraq Dhjaku, Liljana Bejleri, Hamide Xhaja, Drita Shkëmbi, Anila Jatru, Adriana Vejkollari, Afërdita Leskaj, Gilman Lohja, Hiqmete Konçi, Kimete Pregja, Manushaqe Taku, Engjëllushe Spaho, Kaliroi Pano, Katerina Koci, Klodiana Peçi, Kozeta Kutali, Liri Dume, Liri Shehu, Liljana Karanxha, Liljana Bejleri, Luiza Filipi (Mema), Mjalinda Gjeka, Myhyrije Llagami, Marjana Shena, Miranda Lasku, Mimoza Duro, Mirela Guxha, Merita Lame, Melpomeni Çobani, Mimoza Kodra, Mimoza Zinxhiria, Antoneta Koci (Heqimi), Natasha Mitrushi, Natasha Çekani, Naosika Plaku, Aishe Karamani, Rexhina Hanxhari, Suzana Laze, Suzana Pashako, Sanije Stojku, Sofije Xhixha, Sanije Vathi, Sanije Lame, Sanije Fëllenxa, Sakine Ahmeti, Sofika Stathi, Shpresa Spahiu, Shpresa Kodra, Shkëndije Pelushi, Selvije Haxhiraj, Shefikat Sula (Bekteshi), Olimbi Moçka, Ollga Koja, Vera Sanxhaku, Vera Kepi, Vjollca Krate, Vjollca Shushallari, Virgjinush Limani, Tatjana Çavo (Meçe), Zyra Kaderi, Donika Smaçi, Monika Bakllava, Suela Zoga, Ina Çeliku, Eralda Kreka, Helena Kume etj.

Klubi sportiv Tirana është përfaqësuar në arenën ndërkomëtare nga sportistëtë elitarë si Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj ,por në të njëjtën kohë ka pjesë të saj sportistë të rinj, të talentuar , të cilët synojnë të rrisnin nivelin e sportitit të atletikës.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

92

Sportist

24

Tituj kampione

56
E HENE/SHTUNE
10:00 – 12:00
E HENE/SHTUNE
17:00 – 19:00
E DIEL
10:00 – 12:00

Foto te ekipit


Volejboll Femra

Volejboll Femra

Ekipi i volejbollit të vajzave të KS Tirana është padyshim një nga ekipet elite të volejbollit të vajzave në Shqipëri. Ata janë 20 herë Kampionë të Shqipërisë, 10 herë fitues të Kupës dhe 1 herë fitues të Superkupës, duke u renditur mes më të mirëve përsa i përket suksesit dhe numrit të trofeve. Bardheblutë janë gjithashtu edhe fituese të Superkupës Mbarëkombëtare në vitin 2011.

Por duhet theksuar fakti se në volejbollin e femrave Sport Klub Tirana është e para kampione e Shqipërisë në të parin kampionat kombëtar zhvilluar në vitin 1946. Pas kësaj u vargëzuan me radhë disa tituj kampionë, por duhej të kalonin edhe disa vite derisa në fushat e volejbollit shqiptar të shfaqej një talent i rrallë si legjendarja Fahrie Hoti, një ikonë e vërtetë në këtë sport. Ajo është e para shutere në kuptimin e plotë të fjalës në historinë e volejbollit të vajzave shqiptare. Me Fahrie Hotin, Vera Verrinë, Rajmonda Beqon, Rina Ruçon, Nina Elinin etj., volejbolli në Klubin Tirana bëri epokë. Madje ishin këto vajzat bardheblu nën drejtimin e trajnerit Harun Dojaka që përfaqsuan Shqipërinë për herë të parë në Kupën e Kampionëve të Europës në sezonin 1969-1970 në volejboll për femra. dhe që në start paraqitja e vajzave bardheblu është dinjitoze. Ndërkohë në radhët e ekipit krahas Fahrie Hotit e Vera Verrisë kontribuan me sukses edhe Urani Çeliku, Zana Vako, Irini Iftiu, Emanuela Axhani, Mimoza Dobrolishti, Bardha. Në këtë gjeneratë vlen për t’u permendur kontributi i Emanuela Axhani, Ingrid Murzaku, Nevila e Linda Hatibi, Majlinda Kaso, Anila Fekollari, Vetiola Ceka, Natasha Bajrami dhe shumë të tjera. Sukseset të tjera janë ato të sezonit 1995-96 në Kupën CEV si dhe në Turneun e 4-të Ndërkombëtar të Femrave në Partinico, ku morën medaljen e argjendit. Më tej sukseset në arenën kombëtare kanë qenë evidente dhe ekipi i vajzave të Tiranës është gjithmonë në tre vendet e para në të gjitha kompeticionet kur nuk ka qenë fitues. Shumë nga vajzat e këtij ekipi si: Edlira Bllaci, Albana Themeli, Kleda Shkurti, Dorina Hysenbelli, Klonarda Nezaj, Iva Xhixha, Xhozafa Meçollari, Ornela Skënderi etj., kanë qenë bërthama e ekipeve kombëtare pas viteve 90-të. Pjesë e gjithë këtyre sukseseve janë dhe trajnerët që e kanë drejtuar ekipin ndër vite: Harun Dojaka, Thoma Kuke, Fatmir Sharofi, Andon Kono, Manun Ceka, Adrian Gorenca. Pa harruar kurrsesi volejbollistet e shquara ndër vite: Myhyrie Llagami, Meri Pilku, Melpomeni Çobani, Vanda Çorati, Melpomeni Zoraqi, Andromaqi Katro, Mila Çorati, Fahrie Hoti, Vera Verria, Engjëllushe Qereshniku, Rina Ruço, Urani Çeliku, Kimete Kabashi, Mimoza Dobrolishti, Shpresa Dako, Zana Vako, Irini Iftiu, Luiza Plaku, Natasha Bajrami, Nevila e Linda Hatibi, Emanuela Axhani, Vilma Shtino, Eda Toska, Liliana Prifti, Fatbardha Morina, Angjelina Prifti, Melina Xhangolli, Ingrid Murzaku, Mariza Krroqi, Lavdie Hakrama, Luljeta Frashëri, Ilda Tafaj, Vetiola Ceka, Anila Fekollari, Albana Themeli, Flutra Mamli, Edlira Bllaca, Edis Bonati, Ajola Berisha, Diana Mulleti, Mariza Shkodrani, Elida Terezi, Nina Elini, Rajmonda Beqo, Ornela Skënderi, Arjola Prenga etj.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

75

Sportist

36

Tituj kampione

32
E HENE/PREMTE
16:00 – 18:00
E MARTE
18:00 – 20:00
E MERKURE
20:00 – 22:00
E ENJTE
14:00 – 16:00

Foto te ekipit


Volejboll Meshkuj

Volejboll Meshkuj

Volejbolli në krahasim me sportet e tjerë është relativisht i ri. Kampionati i parë i volejbollit në vendin tonë është zhvilluar në vitin 1933 në Tiranë.Vetëm një vit më vonë, pra më 1934 u zhvillua në Tiranë kampionati krahinor i volejbollit. Kështu në radhët e Shkollës Teknike spikatnin emrat Riza Lushta (Llustra) e Naim Kryeziu që do të bënin emër në radhët e skuadrës së futbollit të Sport Klubit Tirana, nga ku më pas do të shkëlqenin nëpër stadiumet e Italisë në radhët e Juventusit dhe të Romës. Në radhët e Sport Klubit Tirana bënin pjesë Arif Peza, Hysen (Dake) Kusi e Foto Janku, që po ashtu shkëlqyen më pas tek ekipi i futbollit i Sport Klubit. E njejta gjë ishte edhe në skuadrën e Gjimnazit të shtetit ku nuk mungonin emrat e Sulejman Lleshit, Halim Begejës e Maliq Petrelës që po ashtu do të luanin e do të fitonin tituj kampion me bardheblutë e Sport Klubit Tirana. Ndërkohë duhet të themi se ishte skuadra e Gjimnazit që në përfundim të këtij kampionati u rendit e para.

Më 2 shtator me krijimin e Federatës së Sporteve të Shqipërisë volejbolli u përhap në të gjithë Shqipërinë, në formë më të organizuar. Kështu një vit më pas, më 1946 nisi edhe zhvillimi i rregullt i kampionateve. Dhe për bardheblutë nuk do të vonojnë sukseset. Janë tre tituj kampion radhazi më 1947, 1948 dhe 1949.Në kampionatin e vitit 1957 ata prekin sërish titullin kampion, që për ta ishte i katërti, ndërkohë që për të shijuar sërish titullin kampion do t’u duhet të presin jo pak por 30 vite. Dhe janë dy tituj kampion njëri pas tjetrit në sezonet 1986-1987 dhe 1987-1988. Pas kësaj shumë shpejt djemtë bardheblu në sezonet 1991-1992, 1992-1993 dhe 1993-1994 do të vargëzojnë tre tituj njëri pas tjetrit duke e ngritur në nëntë numrin e titujve kampionë. Një arritje kjo që pa dyshim është fryt i punës cilësore të trajnerëve të njohur: Enver Maçi, Thanas Mitrushi, Andon Kona, Ali Lulolli, Thoma Kuke, Gjergj Pishtari, Arjan Voci, Fatmir Sharofi, Ardian Gorenca, Ilia Koja, Adnan Llagami, Andrea Xhori, Ilia Gaxho, Ilir Xhemalçe, Manun Ceka, Uran Alite, Uran Toptani, Harun Dojaka etj., pa harruar kurrsesi mundin e djersën e dhjetra volejbollistëve si: Xhelal Turku, Pëllumb Pelivani, Mërgim Korça, Dilaver Toptani, Egon Gjadri, Shefqet Kau, Ismail Maloku, Qemal Gjinali, Harun Dojaka, Zef Toska, Vasil Binga, Mit’hat Keta, Bilal Fuga, Muharrem Dervishi, Fatmir Sharofi, Njazi Kosovrasti, Vesel Rizvanolli, Adnan Llagami, Xhavit Laçi, Fatmir Bulku, Edmond Fagu, Lulzim Demneri, Irfan Baçi, Agim Korbi, Dhimitraq Sallata, Gjergj Pishtari, Agim Reka, Ened Tufa, Hamdi Reka, Safet Kastrati, Gjergj Krroqi, Kostaq Skënderi, Skënder Qefalia, Ilia Koja, Genc Tafaj, Valentin Hoxha, Arjan Korça, Rajmond Gjerazi, Ardian Gorenca, Arben Rakipi, Edison Pashaj, Engjëll Hysenbegasi, Roland Gavazi, Fatmir Sota, Arben Gjino, Arbenc Vokopola, Andon Beqari, Pëllumb Meçani, Romeo Kora, Gëzim Selenica, Gëzim Musai, Arben Sako, Sokol Hakrama etj.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

87

Sportist

34

Tituj kampione

16
E HENE/PREMTE
18:00 – 20:00
E MARTE
22:00 – 22:00
E MERKURE
14:00 – 16:00
E ENJTE
16:00 – 18:00

Foto te ekipit


Basketboll Femra

Basketboll Femra

Kur flitet për titujt kampion të ekipit të femrave të baskëtbollit të KS Tirana, teksa i rendit vit pas viti, konstaton një fakt tejet domethënës. Në shtatëdhjetë kampionatet e zhvilluara deri tani që nga viti 1947 vajzat bardheblu rezultojnë kampione në dyzet e një kampionate. Po t’i shtosh kësaj shume edhe njëzet e gjashtë kupa të Shqipërisë, plus edhe tre Superkupa bëhen plot shtatëdhjetë trofe. Pra një shifër vërtet rekord që i bën vërtet mjaft krenarë admiruesit e kësaj skuadre.

Ndërkohë duhet thënë se ky ekip ka bërë epokë jo vetëm me trofet e fituar por edhe me nivelin e lartë dhe hopin e vazhdueshëm, që i ka dhënë basketbollit të vajzave shqiptare në të katër anët e vendit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme e duke shkruar një histori të shkëlqyer në sportin tonë kombëtar.

Ja bilanci i shkëlqyer i arritjeve të ekipit të basketbollit të femrave: 41 herë kampion: 1947, 1948, 1949, 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1955, 1956,1957, 1958, 1959, 1960, 1961, 1962, 1963, 1964, 1966, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1973, 1974, 1976, 1982, 1983, 1986, 1987, 1988, 1991, 1992, 1993, 1994, 1995, 1997, 1998, 1999, 2019.

26 hërë fituese e Kupës së Shqipërisë: 1956, 1957, 1960, 1961, 1962, 1965, 1966, 1967, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1977, 1978, 1980, 1985, 1987, 1990, 1994, 1996, 1998, 2006, 2013, 2018, 2019.

3 herë fituese e Superkupës: 2003, 2016, 2018.

Protagonistet kryesore në këto arritje janë: Melpomeni Zoraqi, Evgjeni Kote, Rexhina Hanxhari, Anjeza Duli, Mediha Kazazi, Suzana Biçaku, Vera Çiçka, Terezina Radoja, Sanije Stojku, Milika Niçe, Sanije Vathi, Lubica Xhajanka, Aishe Shima, Bukuroshe Shtiza (Bellova), Vera Dojaka, Pavlina Llaci, Dhurata Xhani, Mereme Ferhati, Fatmira Konçi, Fatime Ymeri, Vjollca Hoxha, Vjollca Memo, Elida Beti, Valentina Myrto, Ermira Gjoni, Diana Shoshkiç, Zamira Hajdini, Luljeta Marku, Irini Sulollari, Edra Alibegaj, Taulanta Vogli, Elena Konini, Anila Paruca, Nora Goxhi, Vojsava Bego, Zina Demo, Lindita Cani, Shqiponja Baxhaj, Sheqere Sallata, Yrmete Gjeta, Klodeta Dibra, Mirza Alibegaj, Alma Misko, Snezhana Shoshkiç, Bruni Hyka, Margarita Verria, Blerta Spiro, Rovena Golemi, Karolina Kostallari, Lumturi Hoxha, Luljeta Hoxha.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

73

Sportist

26

Tituj kampione

65
E HENE/PREMTE
14:00 – 16:00
E MARTE
16:00 – 18:00
E MERKURE
18:00 – 20:00
E ENJTE
20:00 – 22:00

Foto te ekipit


Basketboll Meshkuj

Basketboll Meshkuj

Basketbolli në Tiranë është luajtur që në vitet 20-të të shekullit të kaluar. Në Tiranë është e njohur ndihmesa e pakrahasueshme që ka dhënë në këtë drejtim prof. Adem Karrapici.

Basketbolli i meshkujve i Sport Klubit Tirana në 73 kampionate kombëtare organizuar deri tani renditet ndër ekipet elitare të vendit. Për këtë dëshmojnë më së miri trofet e shumtë që ka arshivuar deri tani. Kështu bëhet fjalë për 20 tituj kampion fituar në vitet: 1946, 1948, 1949, 1950, 1957, 1961, 1962, 1963, 1964-1965, 1970-1971, 1998-1999, 2000-2001, 2001-2002, 2007-2008, 2008-2009, 2009-2010, 2010-2011, 2011-2012, 2016-2017, 2017-2018.

Ndërkohë djemtë bardheblu të basketbollit janë edhe 18 herë fitues të Kupës së Shqipërisë në vitet: 1961, 1962, 1963, 1969, 1971, 1973, 1977,1988, 2000, 2001, 2002, 2007, 2008, 2009, 2011, 2012, 2016, 2017, 2018

26 hërë fituese e Kupës së Shqipërisë: 1956, 1957, 1960, 1961, 1962, 1965, 1966, 1967, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1977, 1978, 1980, 1985, 1987, 1990, 1994, 1996, 1998, 2006, 2013, 2018, 2019.

Me këtë bilanc arritjesh Tirana në basketboll për meshkuj është skuadra e dytë me më shumë trofe e vendit. Shumë intersant është fakti që në vitet 60-të të shekullit të kaluar, ashtu si në futboll Tirana pati edhe në basketboll një brez të “artë” basketbollistësh.. Këtij grupi djemsh të talentuar iu bashkuan gjatë ecurisë së tyre të tjerë basketbollistë të talentuar si: Kujtim Kasmi, Roland Avrami, Piro Koleka, Roland Topalli, Kostandin Shkurti, Gavrosh Levonja, Faruk Borova, Qemal Karaj etj

Në vitet 80-90 -të në radhët e skuadrës bardheblu spikatën talente të mëdhenj, që kontribuan edhe për ekipin Kombëtar si Ardian Selmani, Arian Kolani, Sabri Rustemi dhe Pandush Palko. Falë një pune të madhe e pasionante trajneri i moshave Arben Alimehmeti qëmtoi mjaft djem të talentuar si Aleksandër Damo, Ermal Kuqo, Sokol Kasmi, Erkand Karaj, Bruno Daliu, Marlin Sukaj etj., që bënë emër edhe nëpër kampionatet e gadishullit. Një kontribut të madh në formimin e brezave dhe në prekjet e trofeve ka trajneri më jetëgjatë në stolin e Tiranës, Prof. Bujar Shehu i cili me shkëputje të vogla e ka drejtuar ekipin që nga viti 1972 e deri 2015.

Fundi i viteve ’90 do të shënojë startin e një rrugëtimi me plot suksese. Duke filluar me titullin kampion në vitin 1997-1998, pasuar me dy tituj të tjerë në vitet 2000-2001 dhe 2001-2002 ku lojtarët më të spikatur në këtë periudhë ishin Ardian Selmani, Onaldo Ago, Sokol Kasmi, Erkand Karaj, Bruno Daliu, Vildan Mitku etj.

Pas kësaj do të nisë periudha më e “artë” e basketbollit të meshkujve për bardheblutë. Kështu nga viti 2008 deri në 2012, bardheblutë vargëzojnë pesë tituj kampion njëri pas tjetrit, katër kupa Shqipërie dhe pesë Superkupa. Meritë e padiskutueshme në këto arritje i takon trajnerit Roland Avrami, që drejtoi me profesionalizëm një grup të shkëlqyer baskebollistësh si: Erkand Karaj, Endrit Hysenagolli, Gerti Shima, Marlin Sukaj, Bruno Daliu, Orion Garo, Red Vogli etj. Gjatë kësaj periudhe Tirana brenda tre viteve fitoi 77 ndeshje rradhazi pa asnjë humbje duke shënuar një rekord në basketbollin Europian si skuadra e dytë me më shumë fitore të njëpasnjëshme, ku vendi i parë mbahej nga skuadra e Minskut në Bjellorusi. Për kontributin e dhënë në këtë sport klubi Tirana krenohet me emrat: Naim Pilku, Enver Maçi, Rexhep Rama, Vlash Koljaka, Feti Borova, Vaso Shaka, Bujar Shehu, Nexhmi Kadiu, Sadush Kumbaro, Osman Caslli, Pertef Deveja, Ferdi Toptani, Dilaver Toptani, Bajram Kurani, Petrit Këlliçi, Çerçiz Zavalani, Mumtaz Peshkopia, Skënder Peza, Jorgji Kona, Suat Kotoni, Çesk Franja, Çezar Sina, Fatmir Meka, Njazi Lleshi, Boris Bumçi, Salvador Sotiri, Niko Faber, Serxhio Shundi, Burhan Leksani, Agim Verzivolli, Beqir Arbana, Sami Masha, Asllan Toptani, Ali Stërmasi, Dhimitër Papa, Eduard Babani, Beqir Beqiri, Zija Baçova, Egon Gjadri, Bardhyl Tafili, Ismail Troplini, Renato Radoja, Kosta Papa, Filip Guraziu, Agim Lahi, Fehmi Hyka, Bujar Golemi, Kostandin Ktona, Bashkim Rizvanolli, Seir Preza, Faruk Borova, Kujtim Kasmi, Gavrosh Levonja, Roland Avrami, Piro Koleka, Kostandin Shkurti, Roland Topalli, Bashkim Milo, Qemal Karaj, Qemal Sykaj, Stavri Bello, Xhoxhi Shkurti, Skënder Gjondedaj, Skënder Beqiri, Niko Gjokoreci, Vladimir Dalta, Arben Demiri, Nejton Kodra, Arian Rustemi, Sabri Rustemi, Gëzim Panariti, Arian Kolani, Aleksandër Damo. Lorenc Kukaviqi, Igli Konti, Todi Koja, Sulejman Vogli, Suad Jegeni, Ernes Naçe, Zamir Dedej, Alban Kukaviqi, Sokol Bardhi, Adrian Selmani, Pandush Palko, Sokol Kasmi, Arjan Kristani, Erkand Karaj, Endrit Hysenagolli, Gerti Shima, Marlin Sukaj, Bruno Daliu, Orion Garo, Red Vogli etj.

Lexo Më shumë

Bilanci i arritjeve
te klubit

Vite Eksperience

100

Sportist

48

Tituj kampione

31
E HENE/PREMTE
20:00 – 22:00
E MARTE
14:00 – 18:00
E MERKURE
16:00 – 18:00
E ENJTE
18:00 – 20:00

Foto te ekipit


PARTNERËT TANË